Lazio barazon, Sampdoria përmbys Udinen
Skuadra e Lazios ka barazuar para tifozëve të vet kundër Chievos me rezultat 1-1, ndërkohë që Sampdoria ka fituar si mysafir i Udineses.
Biancocelestët kaluan të parët në epërsi me golin e Guglielmo Stendardos (18’), ndërsa Sergio Pellissier barazoi rezultatin (77’).
Në këtë ndeshje luajti edhe sulmuesi shqiptar Erjon Bogdani, i cili u inkuadrua për Chievon nga minuta e 62-të.
Në takimin tjetër, Sampdoria fitoi me rezultat 3-2 përballë Udineses, edhe pse dy herë u gjet në disavantazh.
Category: Futboll
0 Komente