Nadal me vështirësi në raundin e katërt

dardanmiftari | Friday, January 22, 2010 | 0 Komente

Kampioni në fuqi i Australian Open, Rafael Nadal, ka arritur në raundin e katërt pas fitores 6-4, 6-2, 2-6 dhe 7-5, kundër gjermanit Philipp Kohlschreiber.

Tenisti i dytë në botë u vu nën presion, dhe i janë dashur tri orë e gjysmë për ta fituar përballjen. Ndërsa kundërshtar të radhës, spanjolli do ta ketë kroatin Ivo Karlovic.

Në raundin e katërt është kualifikuar edhe tenisti i katërt në botë, Juan Martin del Potro, i cili fitoi ndaj Florian Mayer, me rezultat 6-3, 0-6, 6-4, dhe 7-5.

Katërherë gjysmëfinalisti i kësaj gare Andy Roddick ka kaluar në raundin tjetër pas fitores 6-7, 6-4, 6-4 dhe 7-6 ndaj spanjollit Feliciano Lopez, ndërsa kundërshtar në raundin tjetër do ta ketë Fernando Gonzalezin.

Amerikani John Isner në raundin e katërt do të përballet me britanikun Andy Murray, pasi fitoi përballë Gael Monfils me rezultat, 6-1, 4-6, 7-6, 7-6.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...