NBA: LeBron udhëheq në fitoren kundër Raptors
LeBron James ka shkëlqyer për Cleveland Cavaliers që shënoi fitore me rezultat 108-100 në fushë të vet ndaj Toronto Raptors.
James për pak nuk arriti ‘triple double’, me 28 pikë, 11 asistime dhe nëntë kërcime, derisa Mo Williams shënoi 22 pikë dhe 10 asistime për të ndihmuar liderin e Konferencës Lindore të shënojë fitoren e katërt në pesë ndeshjet e fundit.
Më këtë fitore Cleveland çon në 32 numrin e përgjithshëm të fitoreve këtë sezon, përkundër 11 humbjeve.
Chris Bosh ishte më i sakti te Raptors me 21 pikë, derisa Andrea Bargnani shënoi 19 pikë. Toronto me humbjen e mbrëmshme barazon numrin e fitoreve dhe humbjeve këtë sezon, të dyja nga 21.
Category: Basketboll
0 Komente