Okaka të hënën do t’i bashkëngjitet Fulhamit
Sulmuesi i Romës, Chuka Stefano Okaka, është pranë kalimit te Fulhami ku do të qëndrojë për gjashtë muaj i huazuar.
Agjenti i lojtarit Domenico Scopelliti ka deklaruar se dy skuadrat tashmë janë marrë vesh në lidhje me transferin dhe asgjë nuk e ndal sulmuesin që të kalojë në Ligën Premier.
“Gjithçka është mirë. Fulhami e do sulmuesi dhe ai dëshiron të shkojë atje. Të hënën do të shkojmë në Londër”, citohet agjenti nga Laroma24.it.
Category: Futboll
0 Komente