Ndërron jetë legjenda shqiptare Panajot Pano
Ndahet nga jeta në moshën 71- vjeçare legjenda e futbollit shqiptar, Panajot Pano. Pano, ndërroi jete në SHBA si pasojë e infarktit.
Ish-sulmuesi që u bë i famshëm te Partizani, lindi më 7 mars të vitit 1939 në qytetin e Durrësit dhe e nisi rrugëtimin e gjatë futbollistik si portier te Tirana.
Gjatë karrierës së tij 18 vjeçare si futbollist, Pano ka luajtur 24 ndeshje për kombëtaren e Shqipërisë. Me fanellën e Partizanit ai fitoi 4 kampionate dhe 5 kupa.
Në ceremoninë e zhvilluar në vitin 2003, ai mori çmimin “Golden Player of Albania” nga Federata Shqiptare e Futbollit.
Gjithashtu, në mars të vitit 2009, Panajot Pano u nderua me çmimin “Nderi i Kombit” nga Presidenti i Republikës, Bamir Topi.
Category: Futboll
0 Komente