Pires mund të kthehet te Marseille
Shtypi francez shkruan se mesfushori i Villarrealit, Robert Pires, mund të kthehet te Olympique de Marseille, pas më shumë se dhjetë vitesh që u largua t’i bashkëngjitej Arsenalit.
Pires vazhdimisht ka thënë se dëshiron të kthehet në Francë, mirëpo rikthimi i tij në Velodorme është konsideruar i pamundur, duke qenë se fansat u hidhëruan shumë në kohën kur ai u largua në drejtim të Topçinjve.
Sido që të jetë, France Football njofton se trajneri i Marseille, Didier Deschamps, beson se tifozët tashmë nuk kanë mëri për 36-vjeçarin, ndërsa ai mund ta zë vendin e anësorit që po kërkon skuadra franceze.
Category: Futboll
0 Komente