Ronaldo: Nuk e meritova suspendimin
Ylli i Real Madridit, Cristiano Ronaldo, thotë se ai është i zemëruar pasi është suspenduar me dy ndeshje moslojë për shkak të kartonit të kuq të së dielës.
Ronaldo u dërgua jashtë loje pasi theu hundën e mbrojtësit të Malagas, Patrick Mtiliga.
“Nuk më pëlqen. Sinqerisht mendoj se ndëshkimi është i tepruar. Dua të luaj gjithmonë dhe jam i zemëruar”, ka thënë Ronaldo.
“Ky është kartoni im i dytë i kuq, por kërkoj ta shikoni edhe një herë se pse u dërgova jashtë loje. Nuk kam nevojë për mbrojtje. Ka shumë gjëra të mira në Spanjë, por po ashtu edhe të këqija”, ka shtuar portugezi.
Category: Futboll
0 Komente