Sanz: Ai që pagoi aq shumë për Ronaldon është idiot
Ish-presidenti i Real Madridit, Lorenzo Sanz, ka kritikuar publikisht presidentin aktual të Los Blancos, Florentino Perez, për shpenzimin e gjithë atyre milionëve për sjelljen e Cristiano Ronaldos në Bernabeu.
Sanz, i cili udhëhoqi Realin drejt dy titujve të Ligës së Kampionëve (1998 dhe 2000), citohet nga Goal.com të ketë thënë: “Ose ne të gjithë jemi budallenj ose kushdo që ka paguar atë shumë parash për Cristianon është një idiot”.
“Asnjë lojtar në botë nuk vlen aq shumë. Ajo që ndodhi me Ronaldon është vështirë për t’u kuptuar”.
Për më shumë, Sanz ka thënë se përkundër shpenzimeve marramendëse, ekipi aktual i Realit nuk është më i mirë se Barcelona, dhe po ashtu nuk është më i mirë se skuadra që ai ka pasur dikur.
Category: Futboll
0 Komente