Sharapova shpreson në rindërtimin e rivaliteteve

dardanmiftari | Sunday, January 17, 2010 | 0 Komente

Kampionia e Australian Open nga viti 2008, Maria Sharapova, e cila i kthehet Melburnit pas një viti pauze, ka thënë se nuk është vetëm kthimi i saj moment madhështor në tenisin e femrave, por thotë se ky sezon premton spektakël.
Tenistja ruse beson se më në fund është e gatshme që të luajë në nivel të lartë që nga momenti kur operoi shpatullën.
“Tash ndjehem shumë më mirë. Jam më e fortë dhe kam besim më të madh në goditjet e mia dhe në supe. Para disa muajsh nuk e kisha idenë se si do të ndjehem pasi ‘të zgjohem’, ndërsa tani është ndryshe”.
“Mendoj se do të arrij sërish që ta gjej atë shërbim, të cilin e kam pasur para lëndimit. Vërtet besoj në këtë, sepse po të mos besoja nuk do të isha këtu”.
“Shpresoj që ky të jetë sezoni më emocionues në tenisin e femrave. Ekzistojnë ato tregimet e bukura për kthimin në terren, ka hapësira në top 10, dhe shumë mundësi”.
“Shpresoj që të krijojmë rivalitete të reja të mëdha dhe përballje të reja të shkëlqyeshme”, ka thënë ish-tenistja më e mirë në botë.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...