Storari nuk largohet nga Milani
Portieri i Milanit, Marco Storari, nuk do t’i bashkëngjitet Sampdorias, por do të vazhdojë ta bartë fanellën kuqezi- thotë agjenti i tij, Vincenzo Morabito.
Lëndimi i Luca Castellazzit e ka detyruar Sampdorian që të kërkojë zëvendësues, dhe emri i Storarit është në listën e skuadrës gjenovase. “Sampdoria interesohet për Storarin, mirëpo Milani nuk dëshiron ta lëshojë”, ka thënë agjenti për Tuttomercatoweb.com.
Category: Futboll
0 Komente