Toni i ngazëllyer pas dygolëshit kundër Genoas
Përforcimi i ri i Romës, Luca Toni, është i ngazëllyer me dy golat e shënuar në fitoren e djeshme prej 3-0 ndaj Genoas.
Sulmuesi u rikthye në Serie A si huazim nga Bayern Munich për të rritur shanset për të qenë pjesë e kampionatit botëror Afrika e Jugut 2010, dhe është në rrugë të mirë për të arritur atje.
“Kam ardhur këtu të luaj. Lippi e di se çfarë mund të bëj unë dhe do të shohim se çfarë do të ndodhë në qershor”.
“Fillimisht më mungoi goli, por pastaj shënova. Është një entuziazëm i madh këtu dhe dua vërtet t’ia dal mirë. Erdha pasi dëshiroja të luaj sërish. Mendoj se Roma është vendi i duhur për ta bërë atë. Ky është vetëm fillimi”, ka thënë Toni.
Category: Futboll
0 Komente