United mund do ta shesë stadiumin Old Trafford?

dardanmiftari | Thursday, January 14, 2010 | 0 Komente

Pronarët e Manchester United do të mendojnë shitjet e fushës së tyre, shkruajnë mediat angleze.
Daily Mail shkruan se Glazers - pronarët e klubit – janë duke shqyrtuar një ide të pamenduar më parë, të shesin Old Trafford.
Familja amerikane kishte refuzuar të mendojë një lëvizje kaq kontroverse që kur e kishte marrë klubin në pronësi private në vitin 2005. Por kjo ide ka ardhur pas borxheve të shumta me të cilat po përballen pronarët e United.
Kjo do të shqetësojë në radhë të parë fansat, të cilët që kur Glazers e kishin blerë klubin, kishin dyshuar se fusha një ditë mund të shitet, ose së paku të ndryshohet emri.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...