Valencia shkel Villarrealin

dardanmiftari | Monday, January 18, 2010 | 0 Komente

Gëzimi i Los Che. Foto: APDerbi i dytë i javës së 18-të në La Liga i zhvilluar të dielën mbrëma në Mestalla, ndërmjet Valencias dhe Villarrealit ka përfunduar me fitoren e vendasve me rezultat 4-1.
Los Che u treguan skuadër shumë më efikase përballë Nëndetëses së Verdhë, duke shënuar dy herë në pjesën e parë dhe dy herë në të dytën, ndërsa mysafirët arritën të shënojnë vetëm golin e nderit.
Ever Banega filloi serinë e golave (6’), ndërsa David Villa e dyfishoi atë nga pika e bardhë (28’).
David Silva shënoi për rezultatin 3-0 (56’), ndërkohë që Nilmar shënoi golin e vetëm të Villarrealit.
Rezultatin përfundimtar të takimit e vendosi David Villa në fund të ndeshjes.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...