Zaccheroni i gatshëm të ndryshojë Juven

dardanmiftari | Saturday, January 30, 2010 | 0 Komente

Të premten, trajneri i ri i Juventusit, Alberto Zaccheroni, është prezantuar para mediave menjëherë pas seancës së parë stërvitore me ekipin e ri.
“Është koha për ta ndërruar faqen, por unë e vlerësoj punën e mëparshme, sepse Juventusi ofron futboll fituesi”.
“Më pëlqejnë sfidat, do të filloj një cikli të ri. Stafi është shumë i rëndësishëm dhe nuk e di se sa skuadra janë superiore ndaj Juves”, ka thënë Zaccheroni para gazetarëve.
Trajneri i ri e ka falënderuar skuadrën për pritjen e mirë që ia ka bërë duke thënë se të gjithë lojtarët ishin sjellë mirë me të.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...