Zyrtare: Rodriguez nënshkruan për Liverpoolin
Liverpooli ka kompletuar transferimin e mesfushorit Maxi Rodriguez nga Atletico Madridi.
Faqja zyrtare e Liverpoolit ka njoftuar se argjentinasi ka nënshkruar kontratë e cila do të zgjatë tri vjet e gjysmë.
Pas kompletimit të ekzaminimeve mjekësore, 29-vjeçari të mërkurën nënshkroi me klubin e ri ku do ta bartë fanellën me numrin 17-të, ndërsa pritet që Maxi të debutojë për Redsat që në ndeshjen e fundjavës kundër Stoke Cityt.
Category: Futboll
0 Komente