Arsenali fiton në minutat e fundit

dardanmiftari | Saturday, February 27, 2010 | 0 Komente

Fabregas feston golin e avantazhit me bashkëlojtarët e tij Arsenali ka shënuar dy herë në minutat e fundit të ndeshjes për të shënuar fitore 3-1 ndaj Stoke Cityt, me të tri golat protagonist kapitenin Cesc Fabregas.
Topçinjtë e panë veten në disavantazh pas tetë minutash lojë pas golit të shënuar nga Danny Pugh, por arritën të barazojmë në minutën e 32-të kur Nicklas Bentner shënoi pas një harkimi të kapitenit Cesc Fabregas për të mposhtur portierin Thomas Sorensen.
Edhe pse vendasit luajtën me një lojtar më pak që nga minuta e 66-të pas përjashtimit Ryan Shawcross, rezultati mbeti i barabartë deri në çastet e fundit të ndeshjes, kur topçinjtë shënuan dy gola të shpejtë. Së pari Cesc Fabregas shënoi nga pika e bardhë në minutën e fundit të kohës së rregullt për t’i dhënë avantazhin 2-1 Arsenalit.
Rezultatin e vulosi një gol tjetër i shënuar nga Thomas Vermaelen në minutën e katërt shtesë. Një goditje e Thomas Rosickyt u mbrojt nga portieri vendas, por aty u gjend shpejt Cesc Fabregas që asistoi për belgun, i cili shënoi golin e tretë për topçinjtë.
Fitorja e sotme e afron Arsenalin dy pikë afër Manchester United dhe tre pikë larg kreu të tabelës, ku qëndron Chelsea.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...