Benitez: Arsenali mund ta fitojë titullin

dardanmiftari | Thursday, February 11, 2010 | 0 Komente

Menaxheri i Liverpoolit, Rafa Benitez, e vlerëson Arsenalin si konkurrent për të fituar titullin e Ligës Premier.
Topçinjtë mbrëmë shënuan fitore minimale ndaj Liverpoolit në Emirates duke i dhënë fund serisë negative në ndeshjet e fundit, në anën tjetër të kuqtë u ndaluan pas një serie të ndeshjeve pozitive.
“Ky vit do të jetë i vështirë për secilin për të fituar aq shumë ndeshje në varg. Gjëja kryesore është të ruash qetësinë dhe të vazhdosh deri në fund. Ne do të vazhdojmë të luftojmë”.
“Sa i takon Arsenalit, ata janë një ekip i mirë dhe kanë një menaxher me përvojë andaj pse jo? Liga është e vështirë. Askush nuk fiton shumë ndeshje radhazi. Nuk ka asnjë ekip që është i pandashëm, andaj kurrë nuk i dihet”, ka thënë Benitez pas disfatës së mbrëmshme.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...