Chelsea mposhtet

dardanmiftari | Wednesday, February 10, 2010 | 0 Komente

Festa e lojtarëve të Evertonit pas golit të Luis Saha (në mes). Lideri i tabelës në Ligën Premier, Chelsea, ka pësuar humbje si mysafir i Evertonit.
Ndeshja e zhvilluar në Goodison Park, ka përfunduar me rezultat 2-1 në favor të vendasve.
Të parët në epërsi kaluan Blutë në minutën e 17-të, ndërsa realizues ishte Florent Malouda.
Njeriu i ndeshjes, Luis Saha barazoi rezultatin në minutën e 33-të, ndërsa dështoi të krijonte epërsi nga pika e bardhë në fund të pjesës së parë.
Mirëpo, Saha e përmirësoi gabimin e tij në pjesën e dytë, kur arriti ta shënonte golin e epërsisë dhe të fitores për Evertonin.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...