Chelsea tepër i fortë për Arsenalin

dardanmiftari | Sunday, February 07, 2010 | 0 Komente

Njeriu i ndeshjes, Didier Drogba. Kryendeshja e javës së 25-të në Ligën Premier është zhvilluar në Stamford Bridge, ndërmjet Chelseat dhe Arsenalit. Takimi i zhvilluar të dielën, ka përfunduar me fitoren e liderit Bluve, me rezultat 2-0.
Përkundër se zhvilloi ndeshje të mirë, Arsenali nuk arriti t’i bëjë ballë skuadrës së Carlo Ancelottit për të nxjerrë një rezultat pozitiv.
Heroi i këtij takimi ishte sulmuesi nga Bregu i Fildishtë, Didir Drogba, i cili shënoi dy herë në portën e Topçinjve (8’ dhe 23’), ndërsa nuk pati fatin të shënonte het-trik, pasi në minutën e 83-të goditi shtyllën.
Pas kësaj fitoreje, Blutë qëndrojnë në vend të parë në tabelë me dy pikë më shumë se kampioni në fuqi, Manchester United.
Ndërkohë, Arsenali tashmë gjendet nëntë pikë prapa liderit të Kampionatit të sivjetmë anglez, dhe vështirë se mund ta konsiderojë veten në garë për titull.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...