CR7 nuk mohon rikthimin

dardanmiftari | Sunday, February 14, 2010 | 0 Komente

Ylli i Real Madridit Cristiano Ronaldo ka lancuar një deklaratë të jashtëzakonshme në të cilën pohon se ka filluar ti mungoj ish klubi Manchester United, dhe nuk e ka mohuar mundësinë për tu rikthyer ndonjëherë në Old Trafford.
Ronaldo u largua nga Old Traffod verën e kaluar për një shumë rekorde 94 milion euro për të plotësuar ëndrrën e tij për tu bërë galaktik.
Anësori portugez pranon se atij i mungon klubi i Sir Alex Ferguson, ku ai fitoi tre tituj të premier ligës dhe një Ligë të Kampionëve, duke hapur rrugë për një rikthim sensacional.
“Natyrisht, më mungon loja në Manchester United.”
“Jo vetëm klubi por edhe shokët janë ende atje. Unë luajta atje për gjashtë vite dhe ajo është kohë e gjatë. Sa herë që kam rastin, unë i shikoj ata.”
“Ende interesohem për ta shikuar Manchester Unitedin, dhe kurrë nuk i dihet, ndoshta në të ardhmen do të rikthehem që të luaj atje. Është gjithnjë e mundshme.”
“Nuk dua të them se nuk jam i lumtur në Real Madrid. Unë jam shumë i lumtur dhe të gjithë e dinë se ky është klubi im, por natyrisht, më mungon Manchester United, bossi, lojtarët, sepse kam lënë një familje të tërë atje.”
“Unë dua të respektoj kontratën me Realin, por në të ardhmen, vetëm zoti e di se çfarë do të ndodhë.”
Ronaldo gjithashtu lavdëroi ish kolegun e tij në United.
I pyetur se a është bërë Rooney lojtar më i mirë pas largimit të tij, Ronaldo u shpreh.” JO. Ndoshta ka shënuar më shumë gola se sezonin e kaluar, por Rooney është njëri prej lojtarëve më të rëndësishëm për Manchester United dhe Premier Ligën.”
“Ai është një lojtar fantastik por nuk do të thotë ai po luan mirë pse unë u largova. Ai gjithnjë ka luajtur mirë.”
Për kampionatin botëror ai u shpreh:
“A mund ta fitoj Anglia kampionatin botëror? Pse jo? Ata kanë lojtarë dhe një trajner të shkëlqyer.”
“Nëse luajmë me Anglinë në finale do të jetë sepse Portugalia ka luajtur mirë në kampionat.”
“Unë mendoj se Anglia është shumë e fortë, dhe nuk dua të mendoj tani përballjen me Rooneyn apo Ferdinandin, unë po mendoj se si të kualifikohemi.”
“Por, do të ishte interesant nëse do ti shihja Rooneyn dhe Ferdinandin në finale.” Përfundoi Ronaldo.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...