Espanyol, viktimë e radhës e Real Madridit

dardanmiftari | Sunday, February 07, 2010 | 0 Komente

Kaka dhe Marcello festojnë golin. Real Madridi ka shënuar edhe një fitore të radhës. Këtë herë, viktimë e lojës së madrilienëve ishte ekipi Espanyol – të cilin në Bernabeu futbollistët e trajnerit Manuel Luis Pellegrini e mposhtën me rezultat 3:0.
Golin e parë për madrilienët e shënoi Sergio Ramos, në minutën e 5 të pjesës së parë, ndërkaq epërsinë solide në këtë pjesë të lojës për Real Madridin e siguroi Kaka, i cili shënoi një gol të bukur në minutën e 30.
Duhet cekur se Reali ka lëshuar edhe një mori rastesh, për të shënuar gol në pjesën e parë të lojës. Raste të mira shënimi pati legjenda Raul, mirëpo portieri i Espaniolit, Carlos Kameni, ishte në nivel të detyrës.
Edhe në pjesën e dytë të ndeshjes Reali dominoi në tërësi, ndërsa fitoren e madrilienëve e kurorëzoi Higuain, i cili u fut në lojë si zëvendësim, dhe tregoi se përkundër një mungese prej disa ndeshjesh nuk e ka harruar zanatin e shënimit të golave.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...