Guardiola: Do t’i rregulloj problemet

dardanmiftari | Saturday, February 27, 2010 | 0 Komente

Trajneri i Barcelonës, Pep Guardiola, ka pranuar se skuadra e tij nuk është në nivelin e duhur të lojës për të fituar trofe të rëndësishëm këtë sezon, por thotë se ai është në gjendje t’i rregullojë problemet.
“Unë e di si të rregulloj (gjërat) dhe kjo është arsyeja pse më paguajnë. Kjo është puna ime, të zgjidh problemet, sepse gjërat nuk po shkojnë mirë. Ne mund të luajmë shumë më mirë dhe do të përmirësohemi”, është shprehur Guardiola në një intervistë për Marca.
Guardiola ka thënë se dëshiron të fitojë të dyja kompeticionet në të cilat po garon Barcelona (La Liga dhe Liga e Kampionëve), duke shtuar se nëse skuadra vazhdon të marrë instruksionet nga ai, atëherë padyshim që trofetë mund të shkojnë në Camp Nou.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...