Juve dëshiron Riberyn dhe Cavanin
Mediat në Itali kanë shkruar sot se Juventusi dëshiron që në fund të sezonit të angazhojë Frank Riberyn dhe Edison Cavanin.
Corriere dello Sport shkruan se pas takimit të mbrëmshëm të bordit të Juventusit, Roberto Gotega dhe Alessio Seco mund të jenë të disponuar pasi do të kenë një shumë të dukshme të parave për t’i harxhuar në fund të sezonit.
Drejtuesit e biankonerëve thuhet se sërish janë kthyer kah Frank Riberty. Francezi një kohë të gjatë është përcjellë nga Juve dhe u përmend si një prej pasuesve të Pavel Nedved, i cili sezonin e kaluar u pensionua.
Por, përveç faktit që Bayern bën rezistencë të vazhdueshme për të mos e shitur, janë një varg ekipesh që presin në radhë për të marrë shërbimet e francezit, si Real Madrid, Barcelona, Chelsea dhe Manchester United.
Ndërkohë, Tuttosport shkruan se Edison Cavani nga Palermo po ashtu është cak i ri i biankonerëve. Sulmuesi nga Uruguai po kalon në një formë të shkëlqyeshme në Palermo dhe është lidhur me një largim dhe kalim në një nga gjigantët e Serie A.
Category: Futboll
0 Komente