Katër javë moslojë për Giggs

dardanmiftari | Thursday, February 11, 2010 | 0 Komente

Një ekzaminim me rreze X ka zbuluar se mesfushori i Manchester Unitedit, Ryan Giggs, e ka thyer krahun dhe do të mungojë në katër javët e ardhshme.
36-vjeçari u lëndua të mërkurën në ndeshjen kundër Aston Villas, me ç’rast u desh të largohej në minutën e 74.
Kështu, dy herë fituesi i Ligës së Kampionëve, do të mungojë në përballjen e parë ndaj Milanit (të martën), po ashtu do të mungojë edhe në finalen e Carling Cup (28 shkurt).

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...