Leonardo: Të tregojmë më të mirën kundër United

dardanmiftari | Monday, February 15, 2010 | 0 Komente

Të martën mbrëma, Milani dhe Manchester Unitedi zhvillojnë ndeshjen e parë çerekfinale në kuadër të Ligës së Kampionëve, ndërsa trajneri i Rossonerëve, Leonardo, thotë se ky do të jetë një moment historik në sezonin e kuqezinjve.
“Të dyja skuadrat e njohin njëra-tjetrën mirë, jo vetëm për ndeshjet e të kaluarës së afërt, por edhe për shkak të shqyrtimeve të vazhdueshme ndërmjet tyre”.
“Unë e njoh Manchester Unitedin. Skuadra e Fergusonit vjen nga një moment i vështirë, ka pasur shumë lojtarë të lënduar, të cilët janë rikuperuar ngadalë”.
“Mirëpo, United është një skuadër, e cila gjithmonë kthehet më e fuqishme. Ne kemi kualitetet tona dhe duhet të përqendrohemi te plani ynë i lojës”.
“Kemi 180 minuta për ta realizuar këtë plan. Mospranimi i golit është qëllimi kryesor, por Manchester Unitedi është skuadër e cila gjithmonë mundohet të shënojë. Milani do të mundohet ta gjejë baraspeshën e duhur ndërmjet mospranimit të golit dhe tentimit për të ndëshkuar”,
“Milani është një skuadër me përvojë e cila ka fituar shumë dhe këtë vit kemi arritur të zhvillojmë futboll të lumtur me teknikë të shkëlqyer”.
“Tash është koha të tregojmë gjithë atë që kemi parë në një moment vendimtar për sezonin tonë”, ka thënë trajneri brazilian.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...