Moratti: Lippi do të vendosë për Balotellin

dardanmiftari | Thursday, February 11, 2010 | 0 Komente

Presidenti i Interit, Massimo Moratti, thotë se Marcello Lippi është njeriu që duhet të vendosë nëse Mario Balotelli do ta përfaqësojë Italinë në Kampionatin Botëror, Afrika e Jugut 2010.
“Mos më pyetni mua, pyeteni Lippin”, i është përgjigjur shkurt Moratti pyetjes nëse SuperMario duhet të luajë në Botëror.
Ndërkohë presidenti zikaltër është shprehur i kënaqur me barazimin e Interit në ndeshjen e mbetur kundër Parmës.
“Rezultati nuk më shqetëson. Fituam pikë në një terren, i cili tradicionalisht është i vështirë për ne”, ka thënë Moratti.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...