NBA: Wade shkëlqen derisa Lindja fiton ndeshjen All-Star

dardanmiftari | Monday, February 15, 2010 | 0 Komente

Dwyane Wade nga Miami Heat ka shënuar pikët më të larta të ndeshjes, 28, dhe ka kontribuar me 11 asistime për të ndihmuar yjet e Lindjes të shënojnë fitore ndaj Perëndimit me rezultat të ngushtë 141-139 në ndeshjen vjetore të NBA-së, All-Star.
Duke luajtur para një turme rekorde prej 108,713 personash në publik në Cowboys Stadium në Arlington, Texas, avantazhi kalonte nga një anë në tjetrën derisa Chris Bosh shënoi gjuajtjet e lira për t’i dhënë fitoren Lindjes kur kishin mbetur pesë sekonda.
Bosh e përfundoi ndeshjen me 23 pikë, ndërsa MVP i NBA-së për sezonin e kaluar, Lebron James nga Cleveland Cavaliers, shënoi 25 pikë për Lindjen.
Wade u shpall MVP (Lojtari më i Vlefshëm) i ndeshjes duke bërë edhe një paraqitje të fuqishme në Dallas, vendin ku ndihmoi ekipin e tij Miami Heat të fitoi finalet e NBA-së në vitin 2006 ndaj Mavericks, kur ishte shpallur MVP i NBA-së.
Perëndimi u udhëhoq nga Carmelo Anthony i Denver Nuggets, i cili shënoi 27 pikë dhe 10 kërcime, derisa Dirk Nowitzki i Dallas Mavericks shënoi 22 pikë.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...