Pato shpreson që ai dhe Ronaldinho të jenë në Botëror
Sulmuesi i Milanit, Alexandre Pato, shpreson që ai dhe bashkëlojtari i tij Ronaldinho të jenë pjesë e përfaqësueses së Brazilit në Kampionatin Botëror 2010.
“Jemi në pritje të ditës së fundit kur do ta shohim skuadrën që do të luajë në Kampionatin Botëror”.
“Shpresoj që unë dhe Ronaldinho të jemi atje. Gjithçka që dëgjoni për të nuk është e vërtetë. Unë e shoh se ai është i lumtur dhe ka qenë i tillë që nga ardhja te Milani. Jam i lumtur që jam mik i tij”.
“Ai po na ndihmon shumë në arritjen e rezultateve këtë sezon dhe ne jemi si një familje e madhe”, ka thënë Pato për La Repubblica.
Category: Futboll
0 Komente