Rooney: Është gjithmonë vështirë kundër italianëve

dardanmiftari | Monday, February 15, 2010 | 0 Komente

Sulmuesi i Manchester Unitedit, Wayne Rooney, thotë se Djajtë e Kuq kanë një sfidë të vështirë në çerekfinalen e Ligës së Kampionëve, pasi për kundërshtar kanë Milanin.
Rooney është i vetëdijshëm se është vështirë të luhet kundër mbrojtësve italianë, sidomos kundër Alessandro Nestas.
“Ndjeshmëria e tij (Nestas) për pozicionim është e jashtëzakonshme. Është vështirë të luash kundër tij- ai e lexon shumë mirë rrjedhën e ndeshjes”, ka thënë anglezi për UEFA.com.
Përveç Milanit, sulmuesi në top-formë, në të kaluarën ka luajtur edhe kundër Interit dhe Romës, prandaj e di se është vështirë të luhet kundër skuadrave italiane, e sidomos kundër Milanit.
Milani dhe Unitedi zhvillojnë ndeshjen e parë të 1/8 së finales të martën mbrëma në San Siro.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...