Zyrtare: Abate dhe Antonini në Milan deri në 2014

dardanmiftari | Thursday, February 11, 2010 | 0 Komente

Ignazio Abate Milani ka bërë të ditur se Ignazio Abate dhe Luca Antonini kanë nënshkruar marrëveshje të reja deri në vitin 2014.
Të dy lojtarët kanë dalë nga shkolla e të rinjve e Milanit, por ishin dërguar në huazim te klube të tjera para se të rikthehen sërish në San Siro.
Disa muajt e fundit të dy lojtarët janë pjesë standarde e ekipit të parë, për shkak të lëndimit të disa lojtarëve të tjerë, dhe kanë treguar paraqitje të solide, për të cilën arsye klubi edhe i ka ‘qerasur’ me marrëveshje të reja.
“Ekipi i Milanit dëshiron të bëjë të ditur se lojtarët Ignazio Abate dhe Luca Antonini kanë vazhduar marrëveshjet me klubin deri më 30 qershor të vitit 2014”, shkruhet në deklaratën e publikuar në faqen zyrtare të klubit.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...