Ancelotti: Të harrojmë humbjen

dardanmiftari | Monday, March 01, 2010 | 0 Komente

Menaxheri i Chelseat, Carlo Ancelotti, mendon se nuk ka kohë për të vuajtur humbjen nga Manchester City, dhe ka kërkuar nga skuadra e tij që të përqendrohen në ndeshjen e FA Cup kundër Stoke Cityt.
“Tash nuk ka kohë për zemërim. Bëmë paraqitje të dobët dhe tash duhet të shikojmë përpara”.
“Është një moment i vështirë kur humb një ndeshje, por ne e kemi mundësinë që të përgatitemi mirë për ndeshjen e radhës dhe kemi një drejtim të mirë”.
“Kemi besim në lojën tonë dhe duam të vazhdojmë kështu. Është më mirë që të harrojmë (humbjen) menjëherë”, ka thënë Ancelotti për faqen zyrtare të klubit.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...