Anglia përmbys Egjiptin
Tre Luanët kanë shënuar fitore prej 3-1 përballë kampionit të Afrikës, Egjiptit.
Faraonët kaluan të parët ne epërsi me anë të Mohamed Zidan (23’) dhe me avantazh minimal prej 1-0 mbyllën pjesën e parë.
Mirëpo, në pjesën e dytë, anglezët u treguan efikas duke arritur të shënojnë tre gola.
Njëherë Peter Crouch barazoi rezultatin (57’), ndërsa Shaun Wright-Phillips krijoi epërsinë për Anglinë (75’).
Rezultatin përfundimtar e vendosi Crouch me golin e dytë personal në ndeshje (80’).
Category: Futboll
0 Komente