Drogba: Sezonin tjetër do ta fitojmë LK

dardanmiftari | Thursday, March 18, 2010 | 0 Komente

Sulmuesi i Chelseat, Didier Drogba, është shprehur tejet i zhgënjyer me humbjen nga Interi në Ligën e Kampionëve, duke thënë se Blutë mund të rikthehen dhe ta fitojnë titullin e më të mirit të Evropës sezonin e ardhshëm.
“Është vështirë pasi që çdo sezon ne e fillojmë me besim të madh, dhe më pas dalin vështirësi. Shpresoj të luaj më mirë. Këtë herë kemi përfunduar keq, por sezonin e ardhshëm titulli do të jetë i imi”.
“Do të thoshte shumë nëse së bashku e fitojmë (Ligën e Kampionëve) sezonin tjetër, pasi kemi pritur aq shumë. Shpresoj që ky ekip të japë më shumë. Çdo sezon është më ndryshe dhe unë shpresoj se sezoni i ardhshëm do të jetë më ndryshe për ne, në Ligën e Kampionëve”, u shpreh Drogba.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...