Dunga i pashqetësuar për kritikat

dardanmiftari | Monday, March 01, 2010 | 0 Komente

Trajneri i Brazilit, Carlos Dunga, vazhdon ta lë jashtë përfaqësueses sulmuesin e Milanit, Ronaldinho, përkundër formës së tij të jashtëzakonshme me Rossonerët.
Mospërfshirja e Dinhos ka shkaktuar reagim nga mediat, mirëpo Dunga thotë se nuk shqetësohet për këto kritika.
“Mendoj se është normale që mospërfshirja e Ronaldinhos shkakton pakënaqësi, sepse lojtarët që mungojnë gjithmonë janë më të mirë. Të gjithë duan të flasin për ata që nuk janë pjesë e përfaqësueses”.
“Asgjë nga këto nuk është e re në prag të Kampionatit Botëror. Pyetjet dhe përgjigjet vazhdojnë të jenë të njëjta. Presioni mbi trajnerin e Selecaos është gjithmonë i madh. Gjithkush dhe të gjitha gazetat dëshirojnë të imponojnë lojtarët e tyre, por unë do të vazhdoj në mënyrën time”, ka thënë Dunga për faqen zyrtare të FIFA-s.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...