Fitore e vështirë e Juventusit
Zonja e Vjetër ka arritur që me vështirësi të madhe të shënojë fitore prej 2-1 para tifozëve të vet kundër Atalantas.
Pas gjysmë ore lojë, ikona e klubit bardhezi dhe mjeshtri i gjuajtjeve të lira, Alessandro Del Piero kaloi vendasit në epërsi pikërisht nga gjuajtja e lirë.
Në fund të pjesës së parë (45’), Nicola Amoruso barazoi rezultatin për të dërguar skuadrat në pushim me rezultat të barabartë.
Në pjesën e dytë, mysafirët treguan lojë më të mirë, derisa Bianconerët e patën të vështirë që të organizoheshin në fushë, ndërsa këtë arritën ta bëjnë vetëm në 15 minutat e fundit të ndeshjes.
Goli i fitores për Juven erdhi në minutën e 82-të, kur pas një krosimi të Del Pieros, Felipe Melo shënoi me kokë.
Pas kësaj fitoreje, Juventusi pozicionohet në vendin e gjashtë me pikë të barabarta me Napolin (vendi i pestë) dhe Sampdorian (vendi i shtatë), ndërsa ka tre pikë më pak se Palermo që mban vendin e katërt.
Category: Futboll
0 Komente