Galliani mbështet Interin dhe Juventusin në Evropë

dardanmiftari | Wednesday, March 17, 2010 | 0 Komente

Zëvendëspresidenti i Milanit, Adriano Galliani, ka thënë se po mbështet skuadrat italiane që janë ende në garë në Evropë, Interin në Ligën e Kampionëve, dhe Juventusin në Europa League.
Galliani është duke mbështetur dy rivalët e përbetuar për shkak të koeficientit mes Italisë dhe Gjermanisë në UEFA. Në rast se Interi do të eliminohej nga Chelsea, atëherë Gjermania do të fitonte vendin e katërt për në Ligën e Kampionëve, kurse Italia do të kishte vetëm tre skuadra që do të garonin në sezonin e ardhshëm.
“Jam i lumtur për Interin. Tani do ta mbështes Juventusin që të kualifikohet dhe ta mbajë koeficientin më të mirë se Gjermania”, ka thënë Galliani për Sky Sports Italia.
Milani u turpërua në Ligën e Kampionëve javë më parë nga Manchester United në Old Trafford, me ç’rast rezultati i përgjithshëm pas dy ndeshjeve ishte 7-2 në favor të kampionit të Anglisë.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...