Gross: Fitorja ndaj Barcës do të ishte arritja ime më e madhe në karrierë
Trajneri i Stuttgartit, Christian Gross, ka shfaqur moral para takimit kundër Barcelonës që zhvillohet të mërkurën mbrëma, duke thënë se eliminimi i Barcelonës, do të ishte arritja më e madhe në karrierën e tij.
Stuttgarti udhëton në Camp Nou me një barazim 1-1 nga ndeshja e parë në Mercedes Benz Arena, dhe gjasat për kualifikim janë minimale. Sidoqoftë, gjermanët janë plot motivacion para sfidës.
“Ne mezi e presim ndeshjen, pasi që jemi tejet të motivuar. Është absolutisht e mundshme që ne të luajmë 90 minuta në Camp Nou, si në 45 minutat e ndeshjes së parë”.
“Një fitore ndaj Barcelonës, do të ishte arritja më e madhe në karrierën time si trajner”, ka thënë Gross.
Category: Futboll
0 Komente