Higuain refuzon për të dytën herë Realin
Spekulimet e fundit në mediat spanjolle shkruajnë se Manchester City është alarmuar pasi Gonzalo Higuain ka refuzuar për të dytën herë mundësinë për të vazhduar marrëveshjen me Realin.
Argjentinasi pati një formë të shkëlqyeshme këtë sezon dhe tashmë ka 16 gola në La Liga në emër të tij. Edhe krahas transferimit të yjeve si Karim Benzema, Cristiano Ronaldo dhe Kaka, Higuain ka besimin e trajnerit Manuel Pellegrini.
Megjithatë problemi është ajo që Higuain është një prej futbollistëve më pak të paguar te klubi mbretëror dhe ka pagë vjetore prej më pak se një milionë euro.
Për këtë arsye, si dhe për shkak të interesimit nga Arsenal dhe Manchester City, Reali ka filluar negociatat për të vazhduar marrëveshjen me sulmuesin.
Por dy palët janë larg arritjes së marrëveshjes, dhe sipas Daily Mail, argjentinasi së fundi refuzoi edhe për të dytën herë marrëveshjen e ofruar nga Reali.
Category: Futboll
0 Komente