Moratti: Mendoni për Palermon, harrojeni Chelsean

dardanmiftari | Thursday, March 18, 2010 | 0 Komente

Interi ka arritur të sigurojë të martën fitoren më të madhe të sezonit ndaj Chelseat, për t’u kualifikuar më tej në Ligën e Kampionëve, ndërsa presidenti Massimo Moratti ka tërhequr vërejtjen për të menduar për ndeshjen kundër Palermos.
“Jam tejet i lumtur dhe i kënaqur me paraqitjen e ekipit tim ndaj Chelseat. Por tani duhet të mendojmë dhe të fokusohemi vetëm te (ndeshja kundër) Palermo”, citohet Moratti nga Goal.com Italia.
Interi ka vuajtur në Serie A kohëve të fundit pasi që ka shënuar vetëm një fitore në gjashtë sfidat e fundit, duke lejuar Milanin të afrohet vetëm në një pikë.
Palermo është në pozitën e katërt dhe po lufton për një vend që dërgon në Ligën e Kampionëve.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...