NBA: Nets shmangin rekordin e padëshirueshëm
New Jersey Nets kanë shmangur çdo shans për të thyer rekordin e ekipit më të keq në historinë e NBA-së, duke mposhtur San Antonio Spurs me rezultat 90-84.
Fitorja ishte e 10-ta e sezonit për Nets, që do të thotë se ata tashmë kanë shmangur mundësinë për të thyer rekordin e dështimit që mbahet nga Philadelphia 76ers, e që përfundoi sezonin 1972-73 me rekord prej 9 fitoresh dhe 73 humbjesh.
“Është një çlirim. Djelmoshat vërtet dëshironin të dilnin nga kjo situatë. Askush nuk dëshiron të jetë ekipi më i keq në histori”, ka thënë lojtari i Nets, Devin Harris.
Category: Basketboll
0 Komente