Pato merr lëndim serioz
Braziliani mund të jetë jashtë aksionit për një kohë të pacaktuar…
Sulmuesi i Milanit Alexandre Pato ka pësuar një lëndim serioz, bëhet fjalë për një zgjatje të muskulit e që është pasojë e takimit ndaj Atalantës të dielën pasdite. Pato shënoi dy herë në fitore duke i gjallë shpresat për titull.
20 vjeçari e ka pësuar këtë zgjatje të muskulit të kofshës së djathë në minutën e 80 dhe menjëherë u largua nga fusha.
Nuk dihet se sa do të mungoj Pato, por spekulohet për një periudhë relativisht të gjatë kohore.
Category: Futboll
0 Komente