Rooney dhe Ferdinand të gatshëm për Bayernin
Manchester United ka marrë lajme të mira para takimit çerekfinal përballë Bayern Munichut, pasi që Wayne Rooney dhe Rio Ferdinand janë deklaruar të jenë të gatshëm për të luajtur.
Rooney dhe Ferdinand ishin brengat më të mëdha të Fergusonit kohëve të fundit, pasi që siç dihet forma e tyre fizike nuk ishte në nivelin më të lartë, fakt që u tregua edhe në fitoren e lartë ndaj Boltonit, ku dy njerëzit kryesorë të United nuk luajtën.
Por që të dy kanë udhëtuar me pjesën tjetër të skuadrës për në Munih nga Aeroporti i Mançesterit të hënën dhe pritet që të dy të paraqiten në këtë takim.
Bayern Munichu pret Manchester Unitedin të martën në duelin e gjigantëve të Ligës së Kampionëve.
Category: Futboll
0 Komente