Scholes: Sfida ndaj Chelseat, vendimtare
Mesfushori i Manchester Unitedit, Paul Scholes, është shprehur të ketë mjaft besim se skuadra për të cilën luan, është në gjendje që falë përvojës së madhe të fitojë titullin e katërt me radhë në Ligën Premier.
“Mendoj se i kemi lojtarët e duhur, të cilët janë qe një kohë të gjatë këtu dhe e dinë se sa e vështirë është për t’u fituar Liga Premier”.
“Ndeshja ndaj Chelseat do të jetë vendimtare dhe ne e dimë se duhet ta fitojmë. Por ajo nuk është ndeshja e vetme e rëndësishme. Nëse dëshirojmë të fitojmë titullin duhet të fitojmë çdo ndeshje. Do të jetë vështirë, por do ta bëjmë”, është shprehur Scholes.
Category: Futboll
0 Komente