United nënshkruan marrëveshjen e tretë sponsorizuese brenda javës

dardanmiftari | Thursday, March 18, 2010 | 0 Komente

Manchester United nuk ka të ndalur në fushën e marketingut. Klubi anglez konfirmoi sot (e enjte) se ka arritur marrëveshje me kompaninë afrikane të telekomunikacionit MTN.
Kjo kompani do të ketë të drejtat ekskluzive të United në Afrikën Jugore për tri vitet e ardhshme. Kjo marrëveshje është pritur mirë në rrethet e United, pas nënshkrimit të dy marrëveshjeve tjera brenda kësaj jave, me Telekom Malajzia dhe Turkish Airlines.
“Partneriteti me MTN-në është një hap shumë i rëndësishëm pasi që United dëshiron të jetë sa më pranë tifozëve anë e mbanë botës”, është shprehur David Gill, drejtor i klubit anglez.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...