Zidane: Kurrë nuk do t’i kërkoj falje Materazzit
Legjenda franceze Zinedine Zidane thotë se më lehtë do ta pranonte vdekjen sesa t’i kërkojë falje mbrojtësit italian Marco Materazzi, për goditjen me kokë në finalen e Kampionatit Botëror 2006.
“Më fal... asgjë nuk ndryshon. Por unë e fal çdokënd, por jo atë (Materazzin). Kurrë, kurrë... do të ishte çnderim i vetvetes. Më mirë do të vdisja”.
“Nuk e fajësoj veten për atë që ndodhi, por po të thosha ‘më fal’, atëherë do ta pranoja se ajo që ka bërë Materazzi ishte normale”.
“Ai më ofendoi mua dhe ofendoi nënën time, e cila ishte e sëmurë, më shumë se njëherë dhe unë nuk reagova. Por atëherë, e bëra atë (e godita me kokë)”, ka thënë Zizu për El Pais.
Category: Futboll
0 Komente