Adebayor nuk luan më me kombëtaren

dardanmiftari | Monday, April 12, 2010 | 0 Komente

Sulmuesi i Togos dhe Manchester Cityt, Emmanuel Adebayor, ka vendosur t’i japë fund karrierës së tij me kombëtaren togoleze.
26- vjeçari është paraqitur 38 herë për kombëtaren e tij dhe ka shënuar 16 gola. Por, tani Adebayor ka vendosur t’i japë fund lojës me kombëtaren, pas ngjarjeve tragjike që ndodhën para fillimit të Kupës së Kombeve të Afrikës, kur autobusi i kombëtares togoleze ishte cak i një sulmi terrorist.
“Pas ngjarjeve tragjike të janarit gjatë Kupës së Kombeve të Afrikës, në të cilën dy prej bashkëlojtarëve të mi ishin vrarë nga terroristët në Angola, unë kam marrë vendimin e vështirë për t’u pensionuar nga kombëtarja”, thotë një komunikatë e Adebayor në faqen zyrtare të Manchester Cityt.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...