Balotelli kërkon falje

dardanmiftari | Thursday, April 01, 2010 | 0 Komente

Sulmuesi i Interit, Mario Balotelli, i ka kërkuar falje klubit për tensionet e fundit me trajnerin Jose Mourinho.
Këto komente të Balotellit vijnë pas bisedimeve të mbajtura gjatë ditës së sotme në Appiano Gentile. Balotelli premton kështu një rikthim të shpejtë në fushë për ta vënë vetën në binare.
“Më vjen keq për situatën që është krijuar kohëve të fundit. Unë jam ai që po vuaj sepse e dua futbollin dhe dua të luaj. Unë do të pres i qetë derisa të ketë nevojë ekipi im. Nuk dua të mendoj më për të kaluarën, por të shikoj të ardhmen dhe qëllimet tona në mënyrë që unë të jem gati. Mario Balotelli”, thotë një komunikatë e lëshuar nga lojtari në faqen zyrtare të Interit.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...