Barcelona gati 50 milionë funte për Fabregas?
Sandro Rosell, favoriti për të zëvendësuar Joan Laportan në postin e presidentit blaugran, është në përgatitje të një oferte prej 50 milionë funtesh (56 milion euro) për të transferuar mesfushorin e Arsenalit, Cesc Fabregas.
Rosell do të përdor transferimin e mundshëm të Fabregas si promovim për të siguruar postin e presidentit në zgjedhjet që mbahen në qershor.
Fabregas ka kontratë me Arsenalin deri në vitin 2014. Këtë sezon, spanjolli ka bërë 35 paraqitje për Topçinjtë duke realizuar 19 gola.
Category: Futboll
0 Komente