Cruyff: Interi duhet të copëtohet

dardanmiftari | Tuesday, April 27, 2010 | 0 Komente

President-nderi Barcelonës, Johan Cruyff, ka deklaruar se lojtarët dhe tifozët duhet të bashkohen për ta copëtuar Interin dhe për të mos e lënë asnjë lojtar të Interit të prekë madje një herë topin si duhet.
Cruyff e ka përkufizuar takimin e të mërkurës si të veçantë, duke besuar se ekipi i tij është në gjendje ta rikthej këtë rezultatin.
“Një ndeshje kthyese e një gjysmëfinale është gjithnjë e veçantë, por ajo çfarë ndodhi në ndeshjen e parë është e padrejtë. Unë gjithmonë mbështes arbitrat, por ka gabime dhe vetëm gabime. Gabimi që bëri anësori në ndeshjen e parë është e pamundur të mos ishte parë”.
“Ne duhet t’i copëtojmë ata në sfidën kthyese. Nuk duhet ta lëmë asnjë lojtarë ta prekë topin si duhet”, theksoi Cruyff për El Periodico.
Ai shtoi gjithashtu se tifozët duhet t’i qëndrojnë pranë klubit edhe nëse ndodhë që skuadra e tyre e zemrës të mos kualifikohet.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...