EL: Atletico Madrid në finale, eleminon Liverpoolin

dardanmiftari | Thursday, April 29, 2010 | 0 Komente

Diego Forlan Përkundër fitores prej 2-1 kundër Atletico Madridit në Anfield, Liverpooli është eliminuar nga Europa League, pasi që ky rezultat nuk ishte i mjaftueshëm për të shkuar në finale.
Ndeshja e parë e zhvilluar në kryeqytetin spanjoll, përfundoi me fitore minimale të Atleticos prej 1-0, ndërsa pas ndeshjes kthyese me rezultat të përgjithshëm 2-2, por falë golit në terren mysafir, në finale do të luajë skuadra spanjolle.
Një minutë pa përfunduar koha e rregullt e pjesës së parë, Alberto Aquilani kaloi vendasit në epërsi dhe me këtë rezultat përfundoi pjesa e parë.
Në pjesën e dytë nuk u shënuan gola, ashtu që skuadrat shkuan në vazhdime për të vendosur fituesin.
Në minutat e para të vazhdimeve (95’), izraeliti Yossi Benayoun dyfishoi epërsinë e Të Kuqve për të çuar në këmbë tifozët në Anfield.
Mirëpo, për heshtjen e tyre u përkujdes Diego Forlan, i cili mposhti portierin Pepe Reina (102’) me golin i cili e dërgonte Atleticon në finale.
Deri në mbylljen e 120 minutave, Liverpooli nuk arriti të shënojë gol tjetër, duke bërë që Atletico të sigurojë finalen.
Në finalen e 12 majit në HSH Nordbank Arena të Hamburgut, Atletico Madridi do ta ketë kundërshtar Fulhamin, që në gjysmëfinale eliminoi pikërisht Hamburgun.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...